Berisha: Rama fajtor për bllokimin, nuk votoi ligjet e integrimit
DURRES- Kryeministri bën me faj kundërshtarin e tij politik, Edi Ramën, pse më 12 tetor Komisioni Europian i tha “po” Malit të Zi e Serbisë, dhe “jo” Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE.
Përpara të rinjve të forumit Rinor të Partisë Demokratike, në Durrës, kreu i qeverisë tha se Mali i Zi e Serbia e Maqedonia, fituan sepse “opozita e këtyre vendeve nuk i bllokon reformat. Të gjitha kërkesat e BE-së për Shqipërinë lidhen me reformat, por Edi Rama dhe PS i mbajnë të bllokuara. Ka një bllokim të pamohueshëm, dhe ky bllokim vjen sepse lidershipi socialist ka vendosur të përdorë pushtetin e dhënë nga populli, si në asnjë vend tjetër të Ballkanit e Europës, për të bllokuar ligjet me 3/5.”
“Natyrisht në Bruksel kanë shumë të drejtë të mendojnë cfarë janë këta shqiptarë që veprojnë kundër vetes së tyre.”- vazhdoi më tej Berisha.
Kryeministri përsëriti qëndrimin se maxhoranca mbetet e hapur dhe fleksibile për reformën zgjedhore dhe parlamentare, “në asnjë rast, e në asnjë rrethanë nuk do pranojmë që të dhunohen parimet kushtetuese të vendit.”
Berisha sulmoi më tej Ramën duke e akuzuar se “mbi cdo interes tjetër ka ndjenjat, ndjesitë dhe ambiciet e tij” dhe “mban një parti të ngrirë jashtë cdo funksioni”.
Më tej, kryeministri Berisha vlerësoi rolin e rinisë në fitoren e zgjedhjeve lokaleve, veçanërisht në Tiranë dhe u kërkoi atyre të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. "Ne duhet të bëjmë një punë serioze të një niveli më të lartë", nënvizoi Berisha.
Kryeministri mori dhe urimet e të rinjve për përvjetorin e ditëlindjes, e cila sipas tij është më e bukur se të tjerat, pasi filloi me të rinjtë”.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Jozefina është Marilyn Monroe, Saliu është John Lennon VIDEO: Berisha: Rama fajtor për bllokimin, s' voton ligjet e integrimit