Maqedonia: Duam Portin e Durresit, ne vend te atij te Selanikut Eglantina Nasi
Ne vend qe te perdorin portin grek te Selanikut, ku edhe kane pasur probleme me bllokaden e doganave, bizneset maqedonase do te mund te perdornin shume mire portin e Durresit per aktivitetet e tyre tregtare. Kjo alternative u parashtrua dje ne Tirane nga ministri i Ekonomise se Maqedonise, Valon Saracini, gjate takimit me homologun e tij shqiptar, Nasip Naco. Sipas tij, ajo do t'i sherbente shtimit te zhvillimit ekonomik mes dy vendeve tona, te cilin e ka pare edhe si nje sfide rajonale. Sipas tij, bashkepunimi ekonomik mes dy vendeve tona, duhet te jete e ardhmja e rajonit. E ne kete kuader, , Saracini tha se bashkepunimi me i madh ekonomik, mes Shqiperise dhe Maqedonise, do te zvogelonte dhe importin qe dy vendet kane nga shtete te tjera te rajonit. Duke perfunduar argumentin ne fjale, se investimet dhe projektet e medha, mes dy vendeve, duhet te nisin rrugen e realizimit te tyre. Nga ana e tij, ministri shqiptar i Ekonomise, Nasip Naco, ai theksoi faktin se qeveria shqiptare eshte e hapur ndaj investitoreve te huaj dhe ne kete kuader, ftoi te gjithe biznesin maqedonas per te ardhur dhe per te investuar ne Shqiperi, pasi ndaj tyre do te krijohet nje klime e favorshme biznesi. Ne kete aspekt, Naco permendi ligjin per mbrojtjen e investimeve te huaja, sidomos ato mbi 10 milione euro, ku shteti shqiptar merr detyrime ndaj te treteve per keto investime qe behen ne Shqiperi. Konkretisht, ai i "joshi" perfaqesuesit zyrtare te ekonomise maqedonase, edhe me procesin e privatizimeve ne sektoret strategjike te vendin tone.
"Ne kemi filluar nje proces te thelle privatizimi dhe duke perfituar nga rasti, ftojme gjithe biznesmenet maqedonas te vijne, te konkurrojne dhe te fitojne, ne keto procese", tha ai. Duke permendur me tej, edhe privatizimin e rendesishem te kompanise shteterore te naftes "Albpetrol". "Por, ne proces privatizimi jane edhe rreth 1200 objekte te tjera shteterore. Sikunder kemi nxjerre per shitje edhe kater HEC-e, te cilet se bashku arrijne nje fuqi rreth 82 megavat. Rreth muajit mars-prill hapet tenderi nderkombetar dhe do te ftoja qe bizneset maqedonase te vijne dhe te konkurrojne e te fitojne ne lidhje me keto privatizime, qe do t'i sherbejne ekonomise sone", parashtroi ministri Naco, para pales maqedonase. Sikunder nuk la pa permendur edhe procesin e konkurrimit ne sektorin minerar, per rreth 170 leje minerare, te cilat kane te bejne me veprimtarine ne drejtim te hekur-nikelit, kromit, zinkut, bakrit dhe shume mineraleve te tjera. Nese realizohen privatizime te ketyre objekteve, nga ana e bizneseve maqedonase, sipas Nacos, eshte nje gje qe paraqet mjaft rendesi, pasi shkembimet tregtare mes dy vendeve, ne kete drejtim, jane edhe me te medha dhe te nevojshme per to. Ne perfundim te fjales se tij, ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes theksoi se Shqiperia paraqet mundesi investimi edhe ne sektore si turizmi, infrastruktura, etj.
Shqiptaret, miliona euro investime ne Maqedoni
Rreth 2 milione euro mesohet te jete vlera e investimeve te biznesmeneve shqiptare ne shtetin fqinj, Maqedoni, vetem gjate dhjete muajve te pare te ketij viti. Shifra u be me dije gjate takimit te djeshem mes dy ministrave respektive te Ekonomise, ku kjo dukuri u vleresua si pozitive per ekonomine e dy vendeve tona. Nga ana e tij, ministri i Ekonomise se Maqedonise, Valon Saracini, theksoi faktin se ka nje interes ne rritje te biznesmeneve shqiptare qe investojne ne Maqedoni. "Theksoj faktin se ne bisedimet e fundit, ne qeveri, kemi diskutuar rreth mundesise per te sjelle nje promotor ekonomik ne Shqiperi, me qellim qe te kete kontakt me te afert me biznesmenet shqiptare. Ky takim i sotem mes dy ministrave do te jete nje pikenisje qe ne te ardhmen te kete me te vertete zhvillim dhe bashkepunim te mire ekonomik", tha Saracini.
Rriten eksportet shqiptare, drejt Maqedonise
Marredheniet tregtare mes Shqiperise dhe Maqedonise kane shenuar nje rritje me nivelin prej 30 per qind, gjate dhjete muajve te pare te ketij viti. Nje fakt i tille u theksua gjate takimit te perbashket mes ministrave respektive te Ekonomise, Naco dhe Saracini, zhvilluar dje ne Tirane. Ata kane pohuar se, pervec importeve maqedonase drejt vendit tone, te cilat numeronin nje shifer prej 46 milione eurosh, gjate 3 muajve te pare te ketij viti, nje rritje te dukshme kane pesuar edhe eksportet shqiptare drejt Maqedonise, perkatesisht ne nivelin prej 22 milione eurosh, po per 3 muajt e pare te ketij viti. "Shifra keto qe tregojne se ndryshe nga nje vit me pare, per shkak edhe te efekteve te krizes globale, ekonomite e dy vendeve tona kane filluar te kene me shume zhvillime tregtare, me shume eksport dhe import mallrash", tha lidhur me nje fakt te tille, ministri shqiptar i Ekonomise, Naco. Duke shprehur bindjen se marredheniet tregtare mes Shqiperise dhe Maqedonise mund te jene edhe me te mira ne te ardhmen.