Maqedonia do të njohë pasaportat e reja të Kosovës
Maqedonia do t`i njoh pasaportat e reja të Kosovës dhe se sipas Ministrisë së Jashtme kjo çështje nuk është e lidhur me njohjen e pavarësisë së këtij vendi. Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e lajmeve INA nga zyrtarë të kësaj ministrie.
“Nuk ka ndonjë akt formal për njohjen e dokumenteve të reja të udhëtimit të Kosovës.Ashtu që, edhe pasaportat e reja do të konsiderohen si valide dhe do të njihen sikur ato të UNMIK-ut”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, një zyrtarë i kësaj ministrie, duke paralajmëruar së shpejti edhe qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme.
Siç bëhet e ditur njohja e dokumenteve të reja të udhëtimit nuk është çështje e lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Maqedonia është vendi i dytë i rajonit që ka paralajmëruar njohjen e pasaportave të reja të Kosovës, edhe përkundër mosnjohjes së këtij vendi fqinj. (INA)