E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhte kabinat elektrike, pranga 27-vjeçarit

Tiranë- Policia e Tiranë ka arrestuar shtetasin Dashamir Dishi, 27-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tij u krye sepse dje në Paskuqan, është kapur në flagrancë duke vjedhur në gabinën elektrike në zonën e Babrrus, Paskuqanit, Bathores dhe Domjes.

Po ashtu dyshohet se ky shtetas në kohë të ndryshme ka shkatërruar dhe vjedhur gabinat elektrike. U kryen veprimet proçeduriale, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 1 palë gërshërë, të cilat i përdorte për të prerë kabllot e gabinës, një thikë, të cilën e mbante pa leje dhe automjeti tip Benz, me targa Tr.1081 H.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Shkatërrimit të rrjetit elektrik”, “Vjedhjes” dhe të “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›