Përfituan kredi mes falsifikimit, 4 në pranga
Tiranë- Seksioni Kundër Krimit ekonomik në kuadër të operacionit “Kredia” ka arrestuar në orët e vona të natës 4 shtetas, që akuzohen për përfitim të kredive në emra të rremë, me një vlerë prej 100 mijë euro.
Sipas policisë në pranga ka rënë një analiste kredie në një nga bankat në Tiranë dhe 3 klientë të saj. “Agim Karamuça, 50-vjeç; Rexhep Xhegu, 58-vjeç, Fatmir Kasalla, 42-vjeç dhe Brunilda Muha, 29-vjeç janë lënë në arrest me burg”- thanë burimet policore.
Dyshohet se këto shtetas, kanë kryer veprime të kundraligjëshme nëpërmjet mashtrimit dhe fallsifikimit, me dokumentacion në emër të personave të tretë si dhe në emër të tyre, duke realizuar marrjen e disa kredive.
Ndërkohë, shuma e parave të marra nëpërmjet fallsifikimit të dokumentacionin të ndihmuar nga analistja e kredisë, për aplikim në marrje kredie, arrin në vlerën e 100 mije euro.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.