Plagos pronarin e eurollotos, vetëdorëzohet
Tiranë- Ishte shpallur në kërkim për plagosjen me armë të një shtetasi, por pas pak kohësh nga ngjarja është vetëdorëzuar.
Sipas burimeve të policisë së Tiranës mësohet se Petrit Çitaku, 45-vjeç, lindur dhe banues në Babrru është vetëdorëzuar pranë seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit.
“Ky shtetas dyshohet se më datë 27 maj të këtij viti, në një pikë eurolloto, në Babrru, ka plagosur me armë zjarri pronarin e kësaj pike, shtetasin Roland Rrapi”- thanë burimet policore.
Pas kësaj ngjarjeje, Gjykata e Tiranës më datë 25 qershor ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë arrest me burg. Mbi të rëndojnë veprat penale të plagosjes me dashje dhe të armbajtjes pa leje dhe municioneve.
Pas dorëzimit të tij dhe dëshmisë që do të japë në polici pritet të hidhet dritë rreth motiveve të ngjarjes.