Maqedonia e Mali i Zi liberalizojnë transportin rrugor
SHKUP- Maqedonia dhe Mali i Zi liberalizuan transportin rrugor të mallrave dhe udhëtarëve me një marrëveshje të nënshkruar sot në Shkup.
Dokumentin e nënshkruan ministri i Transportit dhe komunikacionit i Maqedonisë, Mile Janakieski dhe homologu i tij malazez, Andrej Lompar.
"Përfitimi konkret nga marrëveshja është heqja e taksës së rrugës për transportuesit nga Maqedonia, që do të kontribuojë për konkurencë më të madhe. Do të mund të vendosen edhe linja të reja të autobusëve, që do të varet nga iniciativa e transportuesve tanë dhe malazezë", tha Janakieski pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Me këtë marrëveshje Maqedonia dhe Mali i Zi vendosin parimin evropian të punës në transportin rrugor.
Mes të tjerash, marrëveshja parashikon edhe mospagesë të doganës për blerjen e e pjesëve të këmbimit për nevojat e transportuesve në territorin e dy shteteve. Me kërkesë të Janakieskit, ministri malazez i Transportit, Telekomunikacionit dhe Ujërave Detare, Lompar premtoi se Mali i Zi së shpejti do të zvogëlojë ose heqë taksën ekologjike për transportuesit nga Maqedonia për automjete të rënda transportuese dhe autobusëve.
(e.n/mia/BalkanWeb)