E Shtunë, 31 Tetor 2026

Symantec: Kina burim i "malwereve"

SHBA- Shumica e softuerëve dashakeq (malware) vijnë nga Kina, derisa numri i atyre që vijnë nga shtetet tjera është shumë i vogël, thuhet në raportin e publikuar nga kompania për siguri kompjuterike Symantec.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe më tutje janë në vendin e parë kur bëhet fjalë për sulme dashakeqe të cilat vijnë nëpërmes serverave të postës elektronike.

Në raportin në fjalë theksohet se serverat amerikanë të postës elektronike janë përgjegjës për shpërndarjen e 36.6% të gjithë softuerit dashakeq gjatë muajit mars, derisa në vendin e dytë Kina me 17.8% e Rumania me 16.5% zë vendin e tretë.

Symantec ka ardhur deri tek ky rezultat me analizimin e adresave të internetit (IP) të serverëve nga të cilët dërgohet posta elektronike.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›