PS: KLSH, buxheti 2009 u keqpërdor
TIRANë- Denoncimeve të PS se buxheti i shtetit të vitit 2009 u vu në shërbim të deformimit të rezultatit të zgjedhjeve, së fundmi i është bashkuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka thënë deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja.
Beqja, në një deklaratë për shtyp, ka renditur një sërë shifrash dhe faktesh që dëshmojnë më së miri se buxheti i vitit 2009 u shpërdorua me qëllim deformimin elektoral.“Partia Socialiste, në mënyrë të përsëritur ka denoncuar, duke provuar me fakte, se buxheti i shtetit i vitit 2009 u vu fund e krye në shërbim të deformimit të rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit 2009. Së fundi, me deklarimet dhe denoncimet tona është bashkuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në raportimin zyrtar për kontrollin e zbatimie të buxhetit të vitit 2009, KLSH zbulon se nga kontrollet e ushtruara është konstatuar një dëm efektiv ekonomik prej 74 milionë dollarë. Në çdo institucion të qeverisë Berisha të kontrolluar, në çdo fushë të aktivitetit qeveritar të kontrolluar rezulton dëm efektiv. Konstatimet e KLSH provojnë se qeveria është e korruptuar dhe se e ka vënë buxhetin e shtetit në qëllim të deformimit elektoral” – u shpreh Beqja.
Sipas Deputetit Beqja, shpërdorimi i buxhetit u bë për të paguar militantët partiakë, për të shitur pasuri publike që të fitonin klientët e familjes së kryeministrit, për reklama dhe gënjeshtra elektorale.
“Duke shitur apo dhënë me qera pasuri publike për klientë të familjes politike të Kryeministrit janë shpërdoruar 31 milionë dollarë. Duke lejuar evazion fiskal në tatime dhe dogana për pasurim të paligjshëm të nëpunësve të emëruar për militantizëm politik, buxhetit të shtetit i mungojnë 28 milionë dollarë. Duke paguar dhe shpërblyer në mënyrë të paligjshme militantët partiakë janë shpërdoruar 2.5 milionë dollarë. Edhe qeveria në dietë e Sali Berishës provohet që është demagogji, sepse në shpenzimet operative janë shpërdoruar 260 mijë dollarë.KLSH nuk ka qënë në gjendje të kontrollojë përdorimin e parave të taksapaguesve për reklamat apo gënjeshtrat elektorale të Sali Berishës në prag të zgjedhjeve” – theksoi më tej deputeti socialist.
Beqja nënvizoi se ashtu sic fshihet e vërteta e kutive të votimit, fshihet edhe e vërteta e shpërdorimit të këtij buxheti, ndërsa u shpreh se shpërdorimi i parave të taksapaguesve është një arsye e ligjshme për të protestuar.
“E vërteta e shpenzimeve për reklamat fshihet ashtu si e vërteta e kutive të votimit. Sali Berisha jo vetem i grabiti zgjedhjet e 28 qershorit, por cfarë është më e keqja, ai po përdor pushtetin e vjedhur për të vjedhur edhe më shumë xhepat e shqiptarëve. Shpërdorimi i frikshëm i parave të taksapaguesve, i provuar nga KLSH, është një arsye e ligjshme për të protestuar dhe kërkuar largimin e qeverisë së Sali Berishës” – përfundoi Beqja.
(m.a/BalkanWeb)