Athinë, në pranga 1 grek dhe 1 shqiptar, tentuan të grabisnin bankën
ATHINë- Një grek dhe një shqiptar janë arrestuar pasi kanë tentuar të vjedhin një bankë në zonën veriore të Athinës në distriktin Nea Erithrea. Ngjarja ka ndodhur sot por fatmirësisht vjedhja ka dështuar.
I dyshuari kryesor i veshur sportiv ka hyrë në degën e Alfa Bank duke mbajtur një pako në duar dhe kërcënoi menaxherin e bankës duke i thënë se në duar kishte një bombë. Ai ka boshatisur arkën e bankës ku ndodheshin monedha dhe kërkoi që të hapej kasaforta e bankës. Por në kohën e hapjes së kasafortës u aktivizua sistemi i alarmit që i lejoi oficerët e policisë të rrethonin godinën.
Poilicia arrestoi menjëherë shqiptarin i cili në fakt kishte rol dytësor, pasi vetëm po ruante bashkëpunëtorin e tij që hyri në ndërtesë. Më pas policia arrestoi dhe të dyshuarin kryesor në këtë tentativë vjedhjeje.
(m.a/News24/BalaknWeb)