E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e kufirit, nis faza e tretë e projektit

Nis faza e tretë dhe fundit e projektit për përforcimin dhe kontrollin e trafiqeve e financuar nga qeveria italiane. Drejtori i përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj u shpreh se kjo fazë e projektit do të ndikoj në rritjen e mëtejshme të luftës kundër krimit dhe në zhvilimin e aksioneve antitrafik.
Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD në Shqipëri Gulden Turkoz-Cosslett u shpreh se ky projekt do të ndikoj në luftën e mëtejshme kundër krimit duke qenë se siguria e kufijve është dhe një prej pikave më me rëndësi për libelarizimin e vizave.
Ky projekt është i ndarë në tre faza ku e para dhe e treta është financuar prej qeverisë italiane dhe faza e dyte prej qeverisë gjermane. Zbatimi i projektit ka ndikuar në përmirësimin e kontrollit të kufijve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›