E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Prishtina po vonon formimin e FSK-së

Shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Giampaolo di Paola, ka thënë se nga ana e NATO s përgatitjet për formimin e Forcave Kosovare të Sigurisë janë duke shkuar mirë. Ai ka theksuar se në proces ka vonesa për shkak se pala kosovare nuk e ka kryer ende pjesën e saj të punës. Duke folur në një takim me një grup të vogël gazetarësh të akredituar në NATO, admirali di Paola ka theksuar se krijimi i Forcave të Sigurisë në Kosovë është një detyrë shtesë e operacionit të NATO s dhe shtetet anëtare janë duke dhënë kontributet e tyre për këtë qëllim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›