E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia jashtë NATO-s dhe BE-së, rrezik për Ballkanin

SHKUP-Bllokimi i Republikës së Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE rrezikon stabilitetin në rajonin e Ballkanit, ka thënë Sabine Freizer, drejtore për Evropën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
“Të gjendet një zgjidhje për çështjen e emrit. Greqia të jetë më konstruktive, ndërsa Maqedonia ta shfrytëzojë vullnetin e mirë të qeverisë greke në procesin e negociatave”, porositi Freizer në një intervistë për A1.

Ajo ka theksuar se kontesti i emrit sa më shpejtë që është e mundur duhet të zgjidhet sepse rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon. Sipas saj kjo nuk është në interesin e të dyja palëve në procesin e negociatave për emrin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›