Orkestrat më të njohura në vend interpretojnë pjesë të ndryshme muzikore

Koncert festiv në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Një koncert i madh festiv, me pjesëmarrjen e orkestrave më të njohura ne vend, u organizua dje në mbrëmje në sheshin përpara Pallatit të Kongreseve në Tiranë me rastin e 1-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Aktiviteti u zhvillua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në sheshin para Pallatit të Kongreseve. Orkestra Frymore e Bashkuar me 100 instrumentistë nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, e Teatrit të Operës dhe Baletit, Radio-Televizionit Shqiptar dhe Akademisë së Arteve, interpretoi pjesë të njohura muzikore.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin personalitetet më të larta të shtetit, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, përfaqësues nga trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, deputetë, personalitete nga fushat e artit, etj.
Gjithashtu, koncerti u ndoq nga qytetarë të shumtë.