E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Papunësia po mbyll gruan shqiptare në shtëpi

DURRES-Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi sot se realiteti i vështirë ekonomik në Shqipëri po i rikthen gratë të përballen me barrierat që u shembën që shekullin e kaluar. Deklarata u bë sot në një takim të zhvilluar në Durrës me tematikë vizionin politik të grave socialiste.
Papunësia po mbyll në shtëpi nënat e reja në pamundësi për të gjetur një punë dhe i detyron të jetojnë brenda mureve të shtëpisë që ju vendos vajzave barriera që i konsideronim të shembura që në shekullin e shkuar. I kthen gratë në objekte të një shfrytëzimi të patolerueshëm për një shoqëri të lirë demokratike”. Sipas Ramës këto dukuri tashmë e vendosin femrën në kushtet për të reaguar si një shoqëri, kurse PS si një parti me ideale progresiste.

Duke diskutuar mbi pjesmarrjen e grave në politike dhe barazinë gjinore, kreu i PS, Edi Rama tha realist në vend ka një nivel më të lartë përfaqësimi të gruas në parlament. “Sot kemi një nivel më lartë përfaqësimi të gruas në parlament. Shifra në fakt është dyfishuar në krahasim me legjislaturen e kalur, por duhet pjesmarrje edhe më e lartë se kaq e gruas në parlament”.
Ndërsa duke ju referuar deputeteve të PS në Parlament, Rama theksoi se “Gratë që përfaqsojnë sot popullin opozitar në parlament janë vërtet shembuj të personalitetit të formuar përmes një beteje individuale kundër paragjykimeve dhe përmes përpjekjeve individuale për ta krijuar kete personalitet me te gjitha cilësitë për të perballuar një mjedis aspak te lehtë qoftë në jetën private po ashtu edhe ne atë publike”, theksoi rama duke falenderuar një për një deputetet gra të Partisë Socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›