Maqedonia jashtë NATO-s, rrezikon tërë Ballkanin
Ohër - Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE nuk është vetëm interes i saj por edhe i tërë Ballkanit, sepse çështja është e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e shteteve fqinje dhe më gjerë në rajon, vlerësoi ish-presidenti bullgar dhe njeriu i parë aktual i Klubit politik ballkanik, Zhelju Zhelev në fjalimin në konferencën dyditore "Maqedonia në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s", që filloi të premten në Ohër.
"Vendet aspirante për anëtarësim në BE dhe NATO siç është Maqedonia, duhet të plotësojnë kushte të caktuara, përkatësisht të jenë shtete demokratike me orientim ekonomik të tregut dhe të mos kenë çështje të pazgjidhura me fqinjët. personalisht mendoj se Maqedonia është shtet i tillë", tha Zhelev.
Sipas tij, çdo skenar tjetër, përkatësisht bllokim i mëtutjeshëm i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO mund të sjellë deri te destabilizimi i brendshëm që do të përhapej në mbarë rajonin.
"Këtu i kam ndër mend qëndrimet e disa qarqeve të shqiptarëve etnik në Maqedoni të cilët angazhohen për kantonizim apo federalizim të vendit apo rast më ekstrem të ndarjes. Ky është rreziku që do të mundte përsëri ta ndezë Ballkanin, këtë herë nga territori i Maqedonisë. Por, skenari i tillë, gjithsesi nuk do të kufizohet vetëm në të", theksoi ish-presidenti bullgar.
Por, theksoi Zhelev, një nga fqinjët e saj - Greqia, mendon se ka çështje të pazgjidhura me Maqedoninë, përkatësisht se shteti maqedonas nuk ka të drejtë ta quajë veten Republika e Maqedonisë.
"Problemi rreth emrit është mjaft i papërshtatshëm sepse të dyja palët e përdorin për arritjen e qëllimeve të caktuara ditore politike. Mendimi im është se vërejtjet e Greqisë do të ishin të arsyeshme nëse Maqedonia do të quhej Greqia Veriore apo Greqia e Epërme. Në atë rast Greqia do të ishte plotësisht në të drejtë për të pasur vërejtje për shfrytëzimin e emrit të saj. Maqedonia edhe në të kaluarën, që në përbërjen e Jugosllavisë quhej Republika e Maqedonisë dhe ajo aspak nuk e ndryshoi emrin pas dezintegrimit të Federatës. Gjisesi, e ruan edhe të drejtën e vet siç e ka secili popull për ta caktuar emrin e vet, kuptohet nën kushtin të mos jetë kopje e ndonjë emri tjetër", theksoi Zhelju Zhelev.
Në tubimin në Ohër, qëllimi i të cilit është mbështetja dhe afirmimi i qëllimit strategjik të Maqedonisë - integrimi në BE dhe në NATO, po marrin pjesë edhe ish-presidentët e Maqedonisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Rumanisë, Kiro Gligorov, Zhelju Zhelev, Sulejman Demirel dhe Emil Konstantinesku, si dhe përfaqësues të tjerë nga jeta shoqërore dhe politike e Ballkanit. Lajm/Start