E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy: Pavarësia, stabilitet për të gjithë rajonin

Prishtinë - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kanë marr një letër përgëzuese për njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nga presidenti i Republikës së Francës, Nikola Sarkozy.

“Deklarata e Pavarësisë më 17 shkurt 2008 e ka hapur një epokë të re drejt paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Kosova i ka treguar gjithë botës se mund të bartë mbi supe sfidën e pavarësisë dhe të formojë një shtet të ri në të cilin të gjitha komunitetet do të kenë vendin e tyre” , shprehet presidenti francez Sarkozy.

Presidenti francez, në letrën e tij shprehet se beson në vullnetin e liderëve institucional të Kosovës për të punuar në bashkimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. E ardhmja e përbashkët në kuadër të Bashkimit Evropian është perspektivë e rajonit, shprehet presidenti Sarkozy. “Franca do të jetë në anën tuaj”, shkruan në fund të letrës së tij, presidenti i Republikës së Francës, Nikola Sarkozy.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›