E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension në Kenia; Nisin përleshje e plaçkitje

Nairobi - Protestat kundër policisë në Kenia u kthyen në përleshje dhe plaçkitje. Ngjarjet në kryeqytetin Nairobi fılluan me protestat ndaj policisë dhe kërkimin e dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pas vdekjes së një studenti të vrarë nga ana e policisë.

Rreth 1.000 studentë goditën me gurë policinë, plaçkitën dyqanet, thyen pemët dhe dëmtuan automjetet në rrugë. Kur tregtarët dhe shoferët e taksive iu përgjigjën me dhunë protestuesve, përmasat e përleshjeve u rritën dhe gazetarët e kalimtarët e rrugës u rrahën.

Javën e kaluar në Kenia ishin arrestuar 3 policë me akuzën e vrasjes së një studenti.
Edhe më përpara në Kenia ishin vrarë dy vetë që mbronin të drejtat e njeriut dhe pretendohej se shefi i policisë kishte lidhje me bandat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›