Gjermani, 10 të vrarë në një gjimnaz
Shtutgard-Dhjetë persona, 8 prej tyre nxënës janë vrarë sot në mëngjes në jugperëndim të Gjermanisë, kur një person hapi zjarr në një gjimnaz pranë Shtutgardit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:30 në gjimnazin Albertville në qytetin e vogël Winnenden, në verilindje të Shtutgardit.
Sipas medias, autori i dyshuar i të shtënave me armë zjarri, i cili mbante një maskë të zezë, ishte larguar pas sulmit në drejtim të qendrës së qytetit. Sipas faqes së internetit të gazetës lokale "Winnender Zeitung", autori mendohet të jetë një i ri 25 vjeç, i njohur nga policia.
Frank Nipkau, kryeredaktor i një të përditshmeje tjetër lokale, tha për televizionin N-TV se autori ishte një ish-nxënës i gjimnazit. Tetë nga viktimat mendohet të jenë vrarë brenda ambienteve të shkollës dhe dy jashtë saj, vazhdon gazeta. Autoritetet larguan nxënësit nga shkolla dhe paralajmëruan drejtuesit e automjeteve që qarkullonin në sektor.