Pakistan, arrestohen protestuesit e ‘Marshimit të gjatë’
Punjab - Në Pakistan, autoritetet e provincës Punjab kanë ndaluar zhvillimin e një proteste dhe kanë filluar arrestimin e aktivistëve një ditë para një manifestimi të paralajmëruar të juristëve dhe avokatëve, që mund të sfidojë qeverinë një-vjeçare të vendit, bënë të ditur sot burime zyrtare. Juristë antiqeveri dhe partitë opozitare planifikojnë të nisin nesër një protestë mbarëkombëtare me një udhëtim në kolonë, ndryshe i njohur si “marshimi i gjatë”.
"Vendimi për ndalimin e protestës është marrë për të ruajtur rendin dhe qetësinë, pra që nga ky moment ndalohet çdo lloj grumbullimi, apo proteste për një muaj", deklaroi për agjencinë Reuters një zyrtar i lartë i departamentit të brendshëm të Punjab-it.
Ndërkohë organizatorët paralajmëruan se protesta do të vijojë sipas planit. Ata kërkojnë riemërimin e ish-kreut të Gjykatës së Lartë të vendit, i cili u shkarkua nga ish-presidenti pakistanez Pervez Musharraf në vitin 2007. Juristët të bashkuar me opozitën, që mund të mobilizojë mbështetësit e saj, përbën një sfidë serioze për presidentin Asif Ali Zardari, i cili ka refuzuar të riemërojë ish-kreun e drejtësisë, Iftikhar Chaudhry.
Protesta autokolonë me vetura dhe autobusë pritet të nisë nesër në provincat perëndimore Sindh dhe Baluchistan për të mbërritur një ditë më vonë në Punjab. Organizatorët planifikojnë të zhvillojnë edhe një protestë përpara parlamentit në kryeqytetin Islamabad.