E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia “ka vdekur”. Shpresa jonë, bashkimi

Koço Danaj / Sot shovinizmi maqedonas është hedhur në ofensivë, ai po ju tregon shqiptarëve se në vend të demokracisë dhe bashkëjetesës, duhet të zgjedhin frikën nga shteti apo nga njerëzit e paguar nga shteti. Prandaj ky shovinizëm duhet të zhduket. Por për të zhdukur shovinizmin maqedonas, nuk kanë vlerë deklaratat që dënojnë atë dhe në fund ju bëjnë thirrje shqiptarëve për maturi!!!.Ka mëse një dekadë që këto deklarata vijnë nga Tirana, Prishtina apo dalin nga selitë e partive politike shqiptare në FYROM. Ka mëse një dekadë që kombi shqiptar nga Brukseli po përdoret si zjarrfikës i Ballkanit, kur duhet të jetë Paqebërësi kryesor i tij. Me ngjarjet e fundit në Shkup, porositë e Brukselit apo deklaratat e Tiranës, Prishtinës, etj nuk kanë më vlerë. Tashmë ka Vlerë vetëm Rezistenca, Protesta masive. Ka vlerë vetëm Bashkimi Kombëtar, ka Vlerë vetëm Shqipëria Natyrale. Shovinizmi maqedonas si çdo shovinizëm tjetër ndaj shqiptarëve, do të zhduket vetëm atëherë, kur shqiptarët të bashkohen në një shtet. Për këtë arsye Tirana zyrtare duhet të heqë dorë nga deklaratat që nuk zgjidhin asgjë dhe të zbatojë Kushtetutën e Shqipërisë, e cila parashikon edhe bashkimin kombëtar, edhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Po në këtë kuptim nuk duhen keqkuptuar mesazhet dhe apeli i partnerëve tanë strategjikë të Perëndimit. SHBA është kundër retorikave nacionaliste, por është pro Kushtetutës së Shqipërisë. SHBA nuk mbron shovinizmin maqedonas në kurriz të shqiptarëve. Po kështu Tirana zyrtare duhet të marrë shembull nga veprimi i Presidentit Italian Napoletano, i cili anulloi takimin me kandidatin për kancelar të Gjermanisë vetëm se ai fyeu dy politikanë italianë, Berluskonin dhe Bepe Grillon duke i quajtur klounë. Dhe me të drejtë Napoletano u shpreh se: E anulloj takimin në emër të unitetit nacional dhe dinjitetit të Italisë. Prandaj “Lista për Shqipëri Natyrale” ju bën thirrje shqiptarëve në Shqipërinë Lindore: Vazhdoni të rezistoni, vazhdoni të protestoni, nga Kumanova në Strugë. Braktisni partitë që duan t’ju përdorin si "mish për top" për interesa të lidhjeve të tyre korruptive me shovinizmin maqedonas. Mos lejoni të sakrifikoheni as ju dhe as shqiptarët e Kosovës Lindore në emër gjoja të kompromisit të madh historik Thaçi-Daçiç, kompromis që jo vetëm nuk mbron shqiptarët, por fal territore të shqiptarëve. Maqedonia "ka vdekur" si shtet i përbashkët i shqiptarëve dhe maqedonasve. Le ta "varrosim" atë. Ky do të jetë kontributi më i madh në shërbim të paqes, progresit dhe stabilitetit të Ballkanit. Ky do të jetë kontributi më i madh edhe për të shpëtuar Brukselin nga kriza e ekzistencës së vetë BE.  


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›