E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia me pak ndihme nga SHBA Kosova kryeson me 35 milion me shume

Foto ilustruese

E shtune 2 korrik 2011 NOA- Maqedonia eshte lene pak pas dore per sa i perket ndihmes ekonomike te dhene nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Ndersa Kosova per vitin qe vjen parashikohet te marre ndihmen me te madhe nga vendet e listes me 65.7 milion dollare Maqedonise i jane ndare vetem 29 milione dollare.

Sic raporton INA pas Kosoves radhiten Bosnje-Hercegovina Serbia e cila ka perfituar 40 milion duke humbur 135 milione dollare me pak se vitin e kaluar ndersa pas Serbise pason Shqiperia Maqedonia Mali i Zi dhe Kroacia.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka derguar ne Kongres per miratim planin per ndihmen financiare e cila do te fokusohen ne ndertimin e institucioneve shteterore dhe te shoqerise ne pergjithesi ne menyre qe te vazhdoje zhvillimi ekonomik.

Lidhur me ndihmen e dhene per Maqedonine ajo do te fokusohet per te ndihmuar profesionalizimin e sistemit gjyqesor forcimin e institucioneve demokratike konform standardeve te NATO-s dhe BE-se por edhe permiresimin e klimes se biznesit.

Sakaq Maqedonia ka ngelur ne vendin gati te parafundit sa i perket perfitimit te ndihmes financiare per vitin 2012 nga ana e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

a.y/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›