Fluks udhetaresh ne Morine
Fundjava ka qenë e ngarkuar për pikën e kalimit kufitar të Morinit. Mbi 14 mijë qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt brigjeve shqiptare për pushime, ndërsa nuk janë shmangur dot radhët e gjata në kthim në Vërmicë të Kosovës. Pushuesit kosovarë shprehin preferencat për pushimet e këtij viti duke vlerësuar përmirësimin e ndjeshëm të kushteve në plazhet shqiptare dhe infrastrukturës në tërësi.
Policia shqiptare në Morinë punon me kapacitet të plotë duke shmangur radhët në hyrje të territorit të Shqipërisë.Punohet me shtatë sportele dhe kjo në varësi të fluksit të kalimeve, ndërsa në policinë e Kosovës ende ka probleme me personelin dhe numrin e sporteleve. Kontrolli i shtetasve vazhdon të kryhet vetëm në pikat hyrëse duke shmangur edhe kohën e qëndrimit për kontroll. Prej tre ditësh ka filluar edhe patrullimi i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, pas nënshkrimit të memorandumit mes krerëve të policisë së dy vendeve. Burime te policise kufitare pohuan se krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar mbi pesëmijë pushues janë më shumë këtë vit.