E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia ndërron emrin për hatër të BE

çështja

Nisma Europiane e Stabilitetit (ESI) pohon se Maqedonia është e gatshme ta ndërrojë emrin e saj kushtetues, nëse i garantohet hyrja në BE. 
Kjo, ngase, sipas një analize të ESI për Ballkanin, kreu shtetëror i Maqedonisë e ka kuptuar se hyrja në BE kërkon një kompromis për çështjen e emrit.
“është e qartë se çdo ndryshim kushtetues ka nevojë për mbështetje të gjerë në Shkup. Sigurisht që për këtë çështje do të ketë edhe referendum në Maqedoni. Por, edhe ata që thjesht mund të jenë të përgatitur për të bërë një ulje çmimi në procesin e negociatave për emrin e vendit, do ta bëjnë këtë vetëm me një kusht, nëse garantohet hyrja e Maqedonisë në BE”, thuhet në analizën e ESI.
Sipas ESI, ndryshimi kushtetues në fjalë madje mund të jetë tejet i thjeshtë, sepse nevojitet vetëm shtimi i një paragrafi të vetëm, i cili do të precizonte se:
 “Të gjitha referencat ‘Republika e Maqedonisë’ në këtë Kushtetutë do të zëvendësohen me një referencë XX (një emër kompromisi), që nga dita kur ky vend do të futet në Bashkimin Europian”. (INA)

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›