E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Asnjë dialogme Serbinë për veriune Kosovës

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka mohuar në mënyrë kategorike të jetë ofruar ndonjë model për veriun e vendit, madje thekson se nuk do të ketë as dialog për këtë çështje. Deklarata e kreut të qeverisë së Kosovës u bë gjatë një intervistë për “Botën sot” pas kthimit të tij nga SHBA.
Pas vendimit të rëndësishëm për Kosovën në GJND, kryeministri pranon se vendin e presin angazhime të tjera si në procesin e lobimit për njohje të reja, ashtu edhe në procesin për t’u integruar në strukturat euroatlantike.

I pyetur se çfarë po e zbeh vendimin e GJND-së apo pse po flitet për aq shumë pengesa, që nga vetë BE-ja e tutje, kryeministri Thaçi u përgjigj se fitoren historike të diplomacisë së Kosovës në opinionin pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për statusin politik të Kosovës, për shtetin e pavarur dhe sovran nuk mund ta zbeh askush në asnjë rrethanë.

“Përkundrazi, kjo fitore vetëm sa do të afirmohet. Kjo fitore e qeverisë së Kosovës, e institucioneve dhe e popullit të Kosovës do të vlerësohet jashtëzakonisht shumë, do të ketë të mirat e veta në kuptimin e gjithanshëm të progresit të zhvillimit, të konsolidimit dhe forcimit të shtetit tonë, të njohjeve të reja, të përshpejtimit të procesit për tu integruar në NATO, BE dhe në OKB. Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare është një njohje e gjerë ndërkombëtare për shtetin tonë të pavarur dhe sovran. është një hapje e kapitullit të ri për të ardhmen më të mirë të Kosovës, por edhe gjithë rajonit. Kjo është një fitore më tepër se vetëm e Kosovës, është fitore e gjithë rajonit, andaj dua të besoj fuqishëm se këtë sukses do ta prezantojmë, do ta afirmojmë dhe do ta jetësojë edhe në praktikë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve të vendit” u shpreh Thaci.
(e.n/botasot/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›