Nju Jork, martohetChelsea Clintonmbyllet hapsira ajrore
NJU JORK- E gjithë hapësira ajrore mbi vendin ku do të zhvillohet martesa e Chelsea Clinton do të jetë e ndaluar për fluturime poshtë 610 metrash për 24 orë. Vendimi është marrë nga aviacioni civil amerikan. Vendimi do të hyjë në fuqi në orën 15.00 të së shtunës, ditë në të cilën do të zhvillohet ajo që quhet dhe dasma e vitit .
Vendi i caktuar për të zhvilluar ceremoninë është 2 orë në veri të Neë York-ut, një ndërtesë e viteve '900 e quajtur Astor Court. Kryebashkiaku i Rhineback qyteza e vogël 150 km larg Nju Jorkut ku do të zhvillohet ceremonia ka vendosur të ndalojë lëvizjen e makinave që të premten. Vendi i përzgjedhur për ceremoninë madhështore është një vend të qetë jo shumë larg vilës në fshat që ka familja Clinton.
Akoma nuk dihet lista e saktë e të ftuarve, por thuhet se bëhet fjalë për rreth 500 të ftuar, ku nuk do mungojnë politikanë nga e gjithë bota, miq të familjes dhe të çiftit. Nuk do të mungojnë edhe emrat e Hollivudit si Oprah Winfrey, Barbra Streisand, Steven Spielberg, Ted Turner.
(s.g/ansa/balkanWeb)