Maqedonia ndihmë për varret kosovare në zonat kufitare
SHKUP- Qeveria maqedonase ka njoftuar gatishmërinë e saj në ofrimin e ndihmës për kërkimet në zonat kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës për gjetjen e varreve masive të kosovarëve që mendohet se janë vrarë nga ushtria serbe gjatë kohës së luftës.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase të cilat kanë publikuar deklaratat e takimit ditën e hënë midis Ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë Bujar Osmani me homologun e tij kosovar Ferid Aganin.
“Republika e Maqedonisë do të reagojë në bazë të konventave të cilat ka pranuar e nënshkruar dhe që rregullojnë këtë çështje”, deklaroi ministri maqedonas Osmani.
Ndërkohë Ministria e Drejtësisë e Kosovës pritet së shpejti të kërkojë nga ministrie homologe në Maqedoni hetime mbi dyshimet për varreza masive me kosovarë të vrarë gjatë luftës në afërsi të Shkupit.
Burime pranë kësaj ministrie kanë bërë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se do të kenë si prioritet për të zbardhur këto raste, për të cilat ka dyshime.
Dyshimet janë për ekzistimin e dy varrezave masive në afërsi të Shkupit pranë bregut të lumit Lepencë në zonën në afërsi të kufirit të Bllacës.
(e.m/ina/BalkanWeb)