E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia: Nuk kemi dërguar armë në Libi

ATHINE-Ministria e Jashtme greke ka hedhur poshtë njoftimet e bëra në rrjetin televiziv arab Al Jazera, sipas të cilit një anije anije pasagjerësh me flamur grek ka shkarkuar armatime në portin e Tripolit. Ky televizion i referohej një dëshmitari që thoshte se në 11 Mars, anija që merrej me evakuimin e të huajve nga Libia drejt
Kretës, ka shkarkuar edhe një sasi armësh dhe municionesh.
Sipas Ministrisë së Jashtme greke, lajmi në rrjetin arab nuk është i vërtetë. Një kontroll i bërë nga autoritetet greke nuk ka rezultuar në fakte, që të konfirmojnë këtë dëshmi.

Athina zyrtare përshendet votimin e Këshillit te Sigurimit të OKB-së, për Libinë dhe thekson se vetëm zbatimi i këtij vendimi është është mjeti kryesor për ushtrimin e presionit mbi regjimin e Gadafit për të ndaluar gjakderdhjen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›