"Celulat e zjarrit" hetohen krimete origjina e armeve
ATHINE-Pritet të shkojnë para prokurorit për t’u marrë në pyetje 6 të arrestuarit e djeshëm gjatë aksioneve të policisë dhe antiterrorizmit në Volos e Athinë.
Policia kapi dje 5 burra dhe 2 femra, njërën prej të cilave e liroi, pasi nuk gjeti provat, që e implikonin atë me organizatën terroriste “Komploti i celulave të zjarrit”.
Ndaj të arrestuarve është ngritur akuza e krijimit të organizatës terroriste, prodhimit dhe posedimit të eksplozivëve dhe bombave, bashkëfajësi dhe pjesëmarrje në shpërthimin e bombave që përbën rrezik publik.
Policia publikoi fotot e 6 të arrestuarve, ndër të cilët edhe të 3 të shumëkërkuarve për dergimin e pakove-bombë në ambasadat e shteteve të huaja në Athinë. Në foto vihet re ndryshimi rrënjësor në pamjen fizike, krahasuar me fotot që policia dispononte, gjë që e ka vështirësuar mjaft identifikimin gjatë kohës që për ta ishte lëshuar mandate-arresti.
Policia publikoi gjithashtu edhe foto nga baza e tyre në Volos, ku u gjetën 3 kallashnikovë, 6 pistoleta, një sasi shumë e madhe plumbash, uniforma policore, kompjutera, radio, maskime etj.
Krahas armatimeve policia gjeti aty edhe skica e projekte që dëshmonin se grupi ishte duke u përgatitur për të kryer grabitjen e një banke në Volos.
Pas kqyrjes së sasisë së armatimeve të gjetura dhe verifikimeve të para, policia ka shfaqur dyshimet se origjina e tyre mund të jetë Shqipëria. Shqetësimi kryesor tani, është të vërtetohen krimet e kryera me armët e gjetura, të cilat sipas policisë, janë të ngjashme me armët që vranë gazetarin investigativ Sokrat Golias verën e kaluar dhe me ato që u përdorën gjatë një sulmi vdekjeprurës në tetor 2009 kundër komisariatit të policisë në Agia Parashkevia, por gjithcka do të vërtetohet pas ekzaminimit balistik të gjithë armëve të gjetura.
Lajmi i arrestimit të shqiptarit nga Tepelena, Damiano Bollano 24 vjec, Kristos Cakalos, 32 vjec dhe Jorgos Nikolopulos 25 vjec, të tre të shumëkërkuar si bërthama e organizatës terroriste “Komploti i celulave të zjarrit” është lajmi kryesor në mediat greke. Mediat thonë se ky aksion shkatërroi atë që po quhet së fundi si “brezi i ri i terroristëve” në Greqi, por policia ka ende cështje të rëndësishme të pazgjidhura.
(d.b/News24/BalkanWeb)