E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia në javën e fundit të fushatës zgjedhore



Vazhdon në Maqedoni fushata zgjedhore e cila është në javën e fundit dhe përfundimi i saj do të jetë ditën e premte. Kështu kanë bërë të ditur agjencitë e lajmeve maqedonase sipas të cilave partitë tashmë janë në prag të mbajtjes së tubimeve qendrore me qytetarët në qendrat më të mëdha. Partia Demokratike Shqiptare(PDSH) e kryesuar nga Menduh Thaçi gjatë ditës së djeshme është takuar me qytetarët në zonën e Pollogut ndërsa Partia Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) e Ali Mehmetit mbajti tubimin qendror të saj në Gostivar në ora 19.00. Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) ndërkohë mbajti tubimin zgjedhor në komunën e Studeniçanit në orën 18.00. Koalicioni “Për Maqedoninë më të mirë” mbajti tubim në Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Berovë dhe Dellçevë. Koalicioni për Europë “Dielli” do të mbajë tubim në Tetovë. Të premten përfundon fushata zgjedhore, ndërsa të dielën më 1 qershor qytetarët do të votojnë për partinë që duan. Fushata zgjedhore në Maqedoni u shoqërua me incidente të shumta sidomos ndërmjet partive shqiptare PDSH dhe BDI-së. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti u sulmua dhe për këtë fajësoi përfaqësuesit e PDSH-së me në krye Thaçin. Të gjitha partitë politike shqiptare në platformat e tyre zgjedhore premtojnë zhvillim ekonomik, rritje të investimeve, hapje të vendeve të reja të punës dhe integrim euroatlantik të vendit.

27 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›