E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si u ngritën në kult diktatorët nga Stalini tek Enveri

“The New York Times” analizon modelet e kultit të individit. Skemat që përdorën të gjithë diktatorët në vendet e Lindjes

David Binder

Në Bashkimin Sovjetik, ku u krijua për herë të parë “kulti i individit” rreth 60 vjet më parë me Leninin, praktika e respektimit të ekzagjeruar është duke dalë jashtë në shkallë të gjerë. “Mikhail S. Gorbaçov, udhëheqësi i ri sovjetik, ka shkurajuar automatikisht frazat lavdëruese”, - thotë Paul K. Kuk, zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit për çështjet sovjetike. Zoti Gorbaçov ka dëbuar nga përdorimi fjalën “koka e Byrosë Politike”, - jo titullin e vlefshëm ligjor, por përdorimin e shpeshtë në të kaluarën, - vazhdon zoti Kuk, si një “koncept të hershëm të mënyrës së kultit”.
Por, lloji i kultit që Stalini ndërtoi për Leninin dhe më vonë për të sa ishte gjallë, ishte një epërsi që Stalini e përdori që të organizojë “kampin socialist”, duke përshpejtuar mishërimin e tij te personat më të vegjël; Fidel Kastro i Kubës, Kim II Sung i Koresë së Veriut, Todor Zhivkovi i Bullgarisë dhe Nikola Çaushesku i Rumanisë.
Secili paraqitej për veten e tij, më shumë apo më pak si një hyjni në lartësinë qiellore të kombit të tij; dhe zoti Kim dhe zoti Çaushesku duket se janë në pritje të idesë për ta trashëguar postin familjarisht. Presidenti Kim në mënyrë të dukshme është i prirë t’ia kalojë pishtarin djalit të tij, Kim Jong Il dhe presidenti Çaushesku, ngjashmërisht, po shfaqet i gatshëm t’ia japë pushtetin djalit të tij, Nikut.
Në Europën Lindore, që prej vitit 1956, kur Nikita Hrushovi zbuloi disa nga veprimet e këqija të Stalinit dhe kulti i tij i personalitetit ka nisur të degradohet zyrtarisht.
Në një fjalor gjermano-lindor të vitit 1967 ai përkufizohet si “një mbivlerësim i rolit të personalitetit në histori, i cili është i papajtueshëm te marksizëm-leninizmi, duke konsistuar në glorifikimin e disa personave dhe arritjeve të tyre dhe zhvlerësimin e rolit të masave popullore dhe partisë”.
Fytyra mbi monedhë
Por, në Korenë e Veriut, zoti Kim, 73 vjeç, në mënyrë të rëndomtë është përshkruar si “një udhëheqës i madh”. Vendlindja e tij, Mangyongdee, vendi i shenjtë i kombit dhe statujat gjigante të tij mbizotërojnë në të gjithë vendin. Ai është përshkruar në 25 volumet e koleksionit të veprave të tij si një “mendimtar dhe teoricien i hollë”, që frymëzoi arritjet intelektuale dhe materiale të vendit të tij për 40 vjet.
Biran, vendlindja e Fidel Kastros, 57 vjet më parë, nuk është vend i shenjtë pelegrinazhi, por ndalesa të marshit të tij revolucionar drejt Havanës janë të tilla si barrikadat e Moncada-s në Santiago.
Udhëheqësi i Madh shfaqet në prerjet e monedhave 1, 10 dhe 20 peso. Vetëm ai mban
5-7 orë fjalime, të cilat ditën tjetër janë subjekt i diskutimeve të detyrueshme në grupet e studiuesve nëpër fabrika.
Çaushsku, që është 67 vjeç, e ka vend të shenjtë vendlindjen e tij në qytetin e Scornicesti-t, i përuruar si i tillë qëkur ai erdhi në pushtet, 20 vjet më parë.
Kulti i tij po ngrihej ngadalë, duke zhvendosur kultin e paraardhësit të tij, Gheorghe Gheorghiu-Dej. Në vitin e parë të ardhjes në pushtet të zotit Çaushesku, shumë fshatarë rumunë nuk e dinin se zoti Gheorghiu-Dej kishte vdekur dhe shumë pak veta e dinin emrin e pasardhësit. Por brenda pak kohësh ai publikoi 25 libra (të titulluar “Rumania në rrugën e ndërtimit të shoqërisë socialiste të zhvillimit të shumanshëm”) dhe mundi të përfshijë propaganduesit partiakë që analizonin fjalimet e tij pasi ishin “kriposur me dashurinë e parullave: “Paqe-Çaushesku!”, “Rroftë Çaushesku!”, “Çaushesku dhe Populli!”, “Triumfet e Çausheskut!”. Duke e përshkruar veten e tij me të tilla honore, ai ishte përfshirë më 12 korrik në strukturën më prestigjioze të shkencës kombëtare, Akademinë e Republikës Socialiste të Rumanisë.
Në Bullgari, presidenti 73-vjeçar Zhivkov ka qeverisur për më shumë se 3 dekada, një nga udhëheqësit më jetëgjatë të historisë bullgare përgjatë 13 shekujve. Superstrada më e re e vendit lidhet nga kryeqyteti te qyteti i tij i lindjes, Pravets, në malet Ballkan, ku shtëpia e familjes së tij dhe një muze përshkruajnë skenat e jetës së tij. Thëniet e tij janë përmbledhur në serinë e koleksionit të librave që tani kanë shkuar në numrin 29. Krenaria e tij është nëpër këngë.
Kulti që nuk vdes
Të jeni të sigurt, në vendet komuniste kulti ka qenë më i theksuar se në asnjë vend tjetër: Maoja në Kinë me librin e vogël të tij, me ngjyrë të kuqe, Titoja në Jugosllavi dhe Enver Hoxha në Shqipëri, i cili kishte një koleksion veprash deri në ditën e vdekjes në prill, që numëronte 40 vepra. Walter Ulbricht i Gjermanisë Lindore bëri një orvatje përpara se ai të rrëzohej në vitin 1971, siç bënë Matyas Rakosi i Hungarisë, Klement Gottwald i Çekosllovakisë dhe Ho Chi Minh i Vietnamit. Por asnjëri prej këtyre kulteve të personaliteteve të gjalla nuk e kaloi modelin e mbajtur të Stalinit, i cili rishkroi historinë zyrtare sovjetike; kishte një qytet me emrin Stalingrad (tani Vollgograd) dhe qytete të tjera me emrin “Stalin” në Poloni, Gjermaninë Lindore, Hungari dhe Bullgari. Dhe kjo mund të dukej në shenjat heretike rreth personaliteteve të tanishme që sollën ndëshkimet e rrepta të përbashkët të kohës së Stalinit, - ekzekutimin, vdekjen e ngadaltë kolonitë ndëshkuese.
Akoma, personaliteti i kultit mund të komandojë druajtjen e pazakontë qëkur Todor Zhivkov vizitoi së fundi Pravets dhe tha para fshatarëve të një kooperative se ai ishte treguar neglizhent sepse nuk kishte mbjellë plantacione me qershi të athëta. Një plantacion i ri i qershive tani është duke u mbjellë në një rrafshnaltë, me pamje përballë pronës së Zhivkovit dhe presidenti i Bullgarisë shumë shpejt do t’u gëzohet kompostove dhe reçelit të tyre.
Në mënyrë të vazhdueshme është punuar për dhjetëra vjet në pushtet që të promovohet kulti i personalitetit. Leonid I. Berzhenjev e bëri një gjë të tillë për pak vjet deri kur vdiq në vitin 1982, por mbeten të pakta përpjekjet e tij. Pasardhësit e tij, Yuri Andropov dhe Konstantin Chernenko, vdiqën përpara se të nisnin për të bërë një gjë të tillë. Është ende e parakohshme të thuash nëse kulti i vetëdijshëm i personalitetit është një mendim i përhershëm i të shkuarës në Moskë dhe thjeshtë fenomen kalimtar i ekstremeve të parëndësishme të botës komuniste.

Shkrimi është publikuar në “The Neë York Times” më 21 korrik 1985
Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “Even minor personalities can spawn major cultes”
Përgatiti: Albert Gjoka

Në numrin e ardhshëm do të lexoni:

Përplasja mes Tiranës dhe Beogradit për shqiptarët e Kosovës

Shqiptarët e Kosovës shtojnë kërkesat për shkëputje nga Serbia. Shtohen tensionet në vitin 1986

Reagimet e autoriteteve zyrtare shqiptare për dhunën dhe gjenocidin e ushtruar në Kosovë

Akuzat e ndërsjella mes Shqipërisë dhe Serbisë për çështjen kosovare dhe situata e pafavorshme

Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës

27 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›