Varrezat ja vendet ku ia vlen te prehesh
Gjithmone jane konsideruar si vende te frikshme ku eshte me mire te mos shkelesh fare megjithate disa prej varrezave neper bote pelqehen shume nga turistet. Ja disa prej me te bukurave ne bote...
Highgate
Londer
Udhetim i detyruar per te gjithe ata qe e konsiderojne veten komuniste. Ne Highgate eshte varrosur Karl Marx si dhe romancieret George Eliot dhe Douglas Adams. Por varret e ketyre te famshmeve nuk jane i vetmi motiv per te cilin ia vlen te besh nje vizite ne varrezen me te populluar te Londres e krijuar ne vitin 1839. Nje atmosfere gotike skulptura te cuditshme dhe ndertesa ne stilin viktorian e bejne Highgate nje muze ne qiell te hapur etape te shume itinerareve turistike. Por jo vetem kaq kjo varreze ka qene teatri i legjendes se famshme te vampirit te Highgate qe qarkullonte ne vitet 70. Nje vend me te vertete i mrekullueshem dhe me impakt te madh. Kemi qene atje nje te shtune ne mengjes per te vizituar si pjesen lindore ashtu edhe ate perendimore te varrezes. Me te vertete qe ia vlejti tregon nje turist.
Cimitirul Vesel
Sapanta Romani
Cimitirul Vesel do te thote fjale per fjale varreze e gezuar keshtu deshi krijuesi i saj Ioan Stan Patras nje skulptor vendas qe ne vitin 1935 nisi te pikturoje varret e varrezes se Sapanta-s ne Rumani. Te gjitha blu si simbol i shpreses dhe lirise. Por ne imazhe gjenden edhe skena mbi jeten e te vdekurit bashke me nje poezi humoristike. Thuhet se skulptori pikturoi edhe varrin e tij ne vitin 1977 ndoshta per ta shijuar nga lart punen qe kishte bere kur kishte qene gjalle.
Varreza e Kapucineve
Palermo Itali
Tete mije kufoma qindra prej te cilave te balsamosura te ndara sipas seksit kategorise sociale dhe moshes se perjetshme. Pastaj skelete dhe dokumente te ndryshme. Me pak fjale nje muze per vdekjen qe tregon historine e shume jeteve qe e perbejne.
Varreza e Kapucineve eshte vertet mbreselenese bashke me galerite nentoke. Per te mos humbur eshte trupi i Rosalia Lombardo nje vajze e vdekur vetem ne moshen 2 vjece. Fytyra e saj e balsamosur ne menyre te persosur dhe me nje shprehje te qete ka bere qe te gjithe ta therrasin bukuroshja e fjetur.
Mount Auburn Cemetery
Watertown SHBA
Mount Auburn Cemetery e ndertuar ne vitin 1831 eshte frymezuar nga e famshmja Pere Lachaise e Parisit dhe ka qene e para e ketij lloji ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pervecse varreze ajo eshte njekohesisht edhe nje kopsht i mrekullueshem me shume gjelberim peme lule pafund dhe stola. Nje oaz per pushimin e perjetshem qe ne zonat e saj te ndryshme pasqyron nje arkitekture mikse magjepsese per sa i takon peizazhit nga kopshtet viktoriane tek ato bashkekohore per nje total prej 5 mije pemesh. Edhe pse duke kaluar perpara Egyptian Revival Gateway te ndertuar ne vitin 1832 te krijohet pershtypja se je ne shkretetire ne varrezat e faraoneve egjiptiane.
Varreza e vjeter hebraike
Prage
Rreth 12 mije lapidare disa te ndertuar rreth 300 400 apo 500 viteve me pare gjenden ne te edhe pse banoret e varrezes se vjeter hebraike te Prages jane gjithsej 100 mije. Nje qytet i vogel brenda qytetit mbipopullimi i detyrohet nevojes per hapesire dhe perdorimit te mbivendosjes se varreve mbi njeri-tjetrin. Ne disa zona gjen nente varre siper njeri-tjetrit. Por pervec ketij kurioziteti meriton nje vizite per sa kohe mbetet nje prej monumenteve me domethenes ne lagjen hebreje te qytetit dhe nje prej varrezave me te famshme ne Europe.
Pegravere-Lachaise
Paris
E vendosur ne pjesen lindore te Parisit eshte nje prej varrezave me te famshme ne bote dhe perfaqeson vendin e perjetshem te prehjes per personalitete shume te ndryshem mes tyre nga Jim Morrison tek kengetarja franceze Edith Piaf e deri tek poeti shkrimtari dhe komediografi irlandez Oscar Wilde.
Varreza qendrore e Vjenes
Austri
Varreza e dyte europiane sa i perket madhesise pret cdo vit vizitat e mijera te pasionuarve pas muzikes klasike te cilet vijne per te pare nga afer banesat e fundit te kompozitoreve te medhenj si Ludwig van Beethoven Franz Schubert Johannes Brahms dhe Johan Strauss. Sigurohuni te keni shume kohe ne dispozicion kur ta vizitoni sepse me te ardhur do te humbisni ne historine dhe kulturen e saj shume shpejt.
Varreza jugore Lajpcig
Gjermani
Varreza qe ndodhet ne zonen jugore te Lajpcigut eshte me e madhja e qytetit dhe eshte e vendosur afer monumentit te nderit te Betejes se Kombeve qe u zhvillua ne zonen juglindore te qytetit. Behet fjale per nje prej varrezave-park me te medha te Gjermanise ku gjenden shume lloje te rralla pemesh. Te shumta edhe monumentet historike te vendosura brenda tij.