E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia nuk e heq taksën e kufirit

 

QAFË THANË–Shumë qytetarë shqiptarë kanë ngelur të zhgënjyer kur kanë shkuar dje në doganën maqedonase pasi sërish janë përballur me tarifat e paracaktuara që duhet të paguajnë për të kaluar kufirin. Edhe pse Ministria e Jashtme e Maqedonisë njoftonte se ka hequr vizat dhe gjithë llojet e taksave me shtetasit shqiptarë, kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Shqiptarët që kanë kaluar dje kufirin maqedonas janë përballur me radhën me prerjen e vizave 10 euro për një kalim dhe me taksën shëndetësore, e cila zbatohet vetëm për shqiptarët dhe kosovarët. Në doganën e Qafë –Thanës kontaktuam me komandantin e palës shqiptare, Temo Hado, i cili iu ka kërkuar homologëve maqedonas pas njoftimit zyrtar se janë hequr vizat por maqedonasit i janë përgjigjur atij se ende nuk iu ka ardhur atyre një shkresë zyrtare për heqjen e vizave me Shqipërinë kështu që ata do të vazhdojnë me regjimin e vizave dhe taksën shëndetësore si më parë. Vera e këtij viti tregoj se shumë maqedonas që erdhën në plazhet shqiptare ngelën shumë të kënaqur pasi në bregdetin shqiptar gjetën jo vetëm kushte komode por dhe një mikpritje të veçantë. Por në anën tjetër të kufirit kjo nuk ka vlerë. Bardhyl Berberi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›