E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia, vendos taksa për kosovarët dhe automjetet e tyre

Kosova para disa ditësh vendosi masën për ndalesë të importit për prodhimet e Maqedonisë, ku bënin pjesë ushqime, duhan, alkool, për shkak të importit të kushtëzuar të miellit nga ana e Maqedonisë.

Por, nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigja e Qeverisë së Maqedonisë ndaj këtij vendimi të autoriteteve kosovare.

Sipas mediave në Maqedoni, nëpër vendkalimet kufitare Kosovë-Maqedoni, qytetarët e Kosovës do të jenë të detyruar të paguajnë për çdo kalim të kufirit me veturë nga 5 euro, plus edhe nga 2 euro për secilin person që gjendet në veturë.

Po ashtu, kjo masë tejet e ashpër, do të zbatohet edhe ndaj furgonëve dhe autobusëve që do duhet të paguajnë nga 10 euro për mjetet e tyre, plus nga 2 euro për çdo udhëtar në ato mjete.

Sipas mediave, Qeveria e Maqedonisë ka mundësi të sjell vendim për mbylljen e tërësishme të vendkalimeve kufitare në mes Kosovës dhe Maqedonisë, deri në gjetjen e një zgjidhjeje në mes këtyre dy shteteve.

Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, vendimi i qeverisë së Kosovës do të reflektohen negativisht në ekonominë e Maqedonisë, për shkak të këmbimit tregtar që është në favor të ekonomisë maqedonase.

Gjatë këtij viti në Kosovë janë eksportuar mallra në vlerë prej 160 milionë dollarë, ndërsa nga Kosova në Maqedoni janë importuar 17 milionë dollarë apo 0.5 për qind nga importi i përgjithshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›