Maqedonia, veto edhe nga Bullgaria

Maqedonia rrezikohet nga vetoja e dyfishtë në integrimet euroatlantike. Pas vetos greke, të mërkurën edhe bullgarët njoftuan zyrtarisht se do të bllokojnë anëtarësimin e Maqedonisë në BE nëse nuk respekton të drejtat e bullgarëve në vend. Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i ka dërguar të mërkurën një notë verbale Maqedonisë, me pretekstin se nuk ka respektuar të drejtat e shtetases bullgare, Spaska Mitrova e cila sipas tyre, e pafajshme është duke vuajtur dënimin me burg në Maqedoni.
Bullgaria kërkon nga autoritet e Maqedonisë të lirojnë menjëherë shtetasen e tyre, sepse kanë vlerësuar se është dënuar vetëm se është bullgare. Ministria e Jashtme e Bullgarisë, kërkon që rasti me shtetasen bullgare të zgjidhet sa më shpejt dhe me sukses. Maqedonia në rrugën e saj drejtë integrimeve euroatlantike ballafaqohet me probleme të mëdha. Kontesti me emrin me Greqinë, problemet me bullgarët dhe serbët si dhe çështjet e brendshme pengojnë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Bashkësia Ndërkombëtare disa herë ka apeluar që qeveria e Maqedonisë të angazhohet maksimalisht në zgjidhjen e problemeve, përndryshe integrimi i saj do të jetë i vështirë dhe një mision i pamundur.