Presidentët e Maqedonisë në 18 vjet shtet
Presidentë të Republikës së Maqedonisë, që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 1991, deri tani, kanë qenë zgjedhur Kiro Gligorovi, Boris Trajkovski dhe Branko Crvenkovski dhe të gjithë, të tre ata, kanë pasur një emërues të përbashkët: zgjedhja e tyre nuk është pranuar nga kundërshtarët politikë, madje ata nuk janë njohur si presidentë. Dhe kështu, për qytetarët e thjeshtë maqedonas, ata ishin presidentë, kurse për kundërshtarët politikë ata ishin thjesht qytetarë! Madje edhe kur i drejtoheshin zyrtarisht, ata nuk e quanin President, por qytetar, sikurse ishte kjo tipike në rastin kur President ishte z. Boris Trajkovski i ndjerë, zgjedhjen e të cilit, në kohën e tij, nuk e pranoi partia që është sot në pushtet, VMRO-DPMNE-ja, që pretendoi se kishte pasur parregullsi gjatë zgjedhjeve presidenciale të atëhershme. Kjo parti, gjatë së gjithë kohës që ai ishte President dhe deri sa edhe vdiq, iu drejtua atij vetëm - qytetar Trajkovski!
President i parë i Maqedonisë nga Parlamenti i vendit u zgjodh Kiro Gligorovi, që kishte qenë kryesues dhe anëtar i Presidencës së Jugosllavisë së dikurshme, para shpërbërjes së saj. Mandatin e dytë, Kiro Gligorovi e mori në zgjedhje të drejtpërdrejta, në të cilat ai kishte konkurrent Ljubisha Georgievskin, që deri në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të fundit (2008) ka qenë kryetar i Parlamentit maqedonas, kandidat nga VMRO-DPMNE-ja. Do të mbahet mend se mbas një radio-dueli, Gligorovi dhe shtabi elektoral i LSDM-së (Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë) që ai përfaqësonte, refuzuan një ballafaqim televiziv me kandidatin e VMRO-DPMNE-së (Ljubisha Georgievski), duke shkaktuar një irritim të madh nga ana e kësaj partie.
Boris Trajkovski u bë President i Republikës së Maqedonisë në vitin 1999, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të drejtpërdrejta fitoi ndaj kundër kandidatit Tito Petkovski, i cili, në fakt, kishte pasur epërsi në raundin e parë të zgjedhjeve. Por, Trajkovski arriti të fitonte në këto zgjedhje, pasi për të në raundin e dytë votuan shumica e zgjedhësve shqiptarë. Tito Petkovski, aktualisht, po konkurron në zgjedhjet lokale për postin e kryetarit të Bashkisë së Shkupit.
Rezultati zgjedhor u vu në diskutim edhe në rastin e zgjedhjes së President të tretë të Republikës së Maqedonisë, Branko Crvenkovski, ish-kryetar i LSDM-së, në vitin 2004. Në atë kohë, partia opozitare, VMRO-DPMNE, që tani është në pushtet, lëshoi akuza se edhe Crvenkovski u zgjodh, në mënyrë të parregullt, me ndihmën e votave të shqiptarëve, të përpunuar nga partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që ishte në atë kohë në pushtet, sikurse është edhe tani në pushtet, por kësaj here në koalicion me VMRO-DPMNE-në.
Në të dyja mandatet e tij presidenciale, Kiro Gligorovi kryesoi përpjekjet për pavarësimin e shtetit të ri të Maqedonisë dhe pranimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në tetor të vitit 1995, Gligorovi i mbijetoi një atentati që u krye kundër tij, në mes të Shkupit, pranë stacionit të vjetër hekurudhor të kryeqytetit maqedonas. Një makinë e parkuar shpërtheu, sapo makina e karvanit presidencial, ku ndodhej Gligorovi, shpërtheu, sikurse dukej qartë, me telekomandim, por atentati nuk e arriti qëllimin dhe Presidenti i parë historik i Maqedonisë u plagos rendë, por mbijetoi dhe vazhdon të jetë gjallë, mjaft i respektuar nga njerëzit. Ende nuk dihet se cilët ishin porositësit dhe ekzekutorët e këtij atentati që mbetet i rrethuar me një vello misteri të madh.
Presidenti i dytë, Boris Trajkovski, gjeti vdekjen në një aksident ajror, pasi aeroplani qeveritar maqedonas, me të cilin po udhëtonte dhe që ishte nisur nga Shkupi, herët në mëngjes, ra pranë Mostarit të Bosnjës, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë atyre që ishin në bordin e këtij avioni fatkeq, të shtatë bashkëpunëtorëve presidencialë dhe të ekuipazhit. Ai do të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare që do të zhvillohej në këtë qytet boshnjak (Mostar). Boris Trajkovski ka qenë në krye të Maqedonisë gjatë kohës së konfliktit ushtarak në vitin 2001 dhe ka luajtur një rol kyç për t‘i dhënë fund këtij konflikti. Trajkovski, dikur një prift metodist i panjohur nga Strumica, u bë një politikan i shquar në Evropë dhe përtej saj.
Presidenti i tretë i vendit, Branko Crvenkovski, gjatë mandatit të tij presidencial, pati si detyrë kryesore atë të nisur nga z.Trajkovski - ripërtëritjen e Maqedonisë së pas konfliktit.