E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, plan masash per bregdetin e Jugut

Masat per sezonin turistik kane qene ne qender te nje turi te ndermarre nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Premci dhe zevendesministri i Brendshem, Gent Strazimiti, ne bregdetin e Jugut. Takimet e drejtuesve te larte kane filluar ne Divjake, kane vazhduar ne Vlore dhe jane mbyllur ne qytetin jugor te Sarandes. Gjate takimit te zhvilluar ne Posten e Policise se Divjakes, dy drejtuesit e larte pohuan se kjo zone sot me shume se kurre eshte e sigurt per cdo turiste. "Qytetaret qe do te kalojne pushimet ketu nuk duhet te kene me frike si dikur, ne kohen qe kjo zone kishte me shume anetar te nje bande sesa turiste. Sot ne duhet te tregojme garanci, rend dhe siguri publike per te gjithe qytetaret", theksoi Strazimiri. Nderkohe qe gjate inspektimit te bere ne qytetin e Vlores, drejtuesit e larte kerkuan nje bashkepunim me te mire me autoritet portuale. "Ne duhet te bashkepunojme me autoritet portuale qe mos te sjellim pengesa gjate mberritjes ne port, si ketu ne Vlore ashtu edhe ne Sarande. Gjithashtu, duhet te bashkepunohet me agjencite turistike per te levizur qytetaret lirshem dhe mos te bllokohen ne porte, ashtu sic ka ndodhur vitet e kaluara", nenvizoi zevendesministri. Drejtori Premci kerkoi inspektim te imtesishem ne zonen bregdetare. "Ne territorin e plazheve dhe ne rruget e hyrjes se tyre do te vendosen e ruhen tabelat me numrat e telefonit te sherbimeve te policise, te sherbimeve te emergjences, si dhe tabela per zonat e rrezikshme per jeten, me qellim ardhjen ne ndihme pushuesve", u shpreh Premci. Gjate inspektimit ne qytetin e Sarandes, zevendesministri i Brendshem, Gent Strazimiri, u kerkoi punonjesve te policise nje impenjim maksimal gjate sezonit turistik. "Historikisht zona e Sarandes ka pasur nje fluks te madh turistesh. Gjate ketij viti parashikohet qe ky fluks te jete edhe me i madh, ndersa duhet t'i jepet nje prioritet i madh parandalimit te aksidenteve rrugore ne keto zona, duke shtuar edhe patrullat e policise ne akset kryesore", pohoi Strazimiri. Ndersa drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, pohoi se gjate sezonit turistik ne kete qytet bashkepunimi ndermjet Policise se Rendit, Policise Kufitare dhe Policise Kriminale duhet te jete me i madh dhe me efecient. "Gjate sezonit turistik qytetit i Sarandes mbi popullohet nga turistet, por kjo nuk do te jete shkak qe te perfitojne personat qe kontrabandojne shtetas ne drejtim te Greqise. Per kete arsye ne kufirin e gjelber duhet qe te shtohen patrullimet dhe te vihen perpara pergjegjesise penale te gjithe ata qe tentojne te shkelin ligjin", tha Premci. Sipas tij, nje ndihmese te madhe policia do ta jape ne ndihme te turisteve te huaj qe vijne te organizuar, duke i shoqeruar me patrulla ne zonat turistike.

Gradat e oficereve, grup i posacem verifikimi

Gjate konferences per shtyp kreu i Policise se Shtetit, Ahmet Premci, iu pergjigj gazetareve, lidhur me proceduren e shperndarjes se gradave ne radhet e bluve. Ai tha se kjo eshte e parashikuar ne ligjin e ri te Policise se Shtetit, ku jane te renditur dhe specifikuar kriteret, mbi te cilen blute do te marrin gradat perkatese. Pervec kesaj, ai saktesoi se eshte nje grup pune, i cili eshte ngritur dhe po punon per perfundimin e punes per shperndarjen e gradave ne radhet e bluve, pune kjo qe, sipas kreut te Policise se Shtetit do te kryhet brenda afateve te parashikuara ne ligj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›