E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni,bastisje dhe 20 të arrestuar

Forca speciale të policisë së Maqedonisë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kanë kryer kontrolle në mbi 20 familje shqiptarë në Çair të Shkupit, në Haraçinë dhe në Opajë të Kumanovës, ku janë arrestuar 20 persona. Ministria e Brendshme nuk ka dhënë detaje rreth aksionit policor, ndërsa familjet e bastisuara kanë thënë se gjatë kontrolleve, policia i ka keqtrajtuar dhe ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Policia ka bastisur edhe banesën e botuesit të një gazete shqiptare, i cili gjithashtu ka akuzuar policinë për terrorizim ndaj familjes së tij. Ndaj këtij veprimi ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë të Maqedonisë. Kjo shoqatë iu ka bërë thirrje të gjithë institucioneve përkatëse dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që sa më shpejt që të jetë e mundur të marrin të gjitha masat dhe të zbardhin incidentin e ndodhur. "Në të kundërt, Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë të Maqedonisë, këtë rast do ta konsiderojë si një sulm të rëndë ndaj lirisë së mediave dhe shkelje të patolerueshme të të drejtave të njeriut", thuhet në reagim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›