E Diel, 1 Nëntor 2026

Gorica: Kërkojmë rritje të pensioneve 20%

Isa Gorica, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve i ftuar në "Ora News" foli rreth problemeve që kanë pensionistët në ditët e sotme. Sipas Goricës dy janë problemet kryesore të pensionistëve, liria ekonomike dhe ajo sociale. "Ne pensionistëve na mungon liria ekonomike se kemi pensione të vogla. Së dyti na mungon liria sociale pasi edhe pse pensionistët kanë arsim mesatar nuk pyeten për hallet e tyre". Sipas tij janë 520 000 pensionistë në varfëri të thelluar, që marrin ushqimet dhe ilaçet me listë". Gorica u shpreh se "Rritja e pensioneve nuk mjafton të mbulojë rënien e fuqisë blerëse, thjesht ka zbutur pak masën e inflacionit. Aktualisht pensioni real mesatar është 2.5 % më i ulët se në 2005-ës". Isa Gorica theksoi se sa i përket pensionistëve ,"Më problem mbeten familjet e vetmuara të pensionistëve që nuk kanë asnjë përkrahje tjetër, por duhet tia dalin me ato pak para që marrin nga pensioni". Kryetari I Shoqatës së Pensionistëve u shpreh i pakënqaur me dshpërblimin prej 5000 lekësh për festat e fundvitit nga ana e qeverisë, pasi "Po ta rrahësh me fuqinë blerëse është më e ulët se ajo e vitit 2007, shpërblimi është i reduktuar. Para 5 muajsh kemi bërë marrëveshje që shpërblimi për pensionistët e qytetit të jetë 10.000 dhe 5000 për ata të fshatit". Në fund të fjlaës së tij Gorica nënvizoi se "Kërkojmë rritje 20% të pensioneve si për fshatin dhe për qytetin".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›