Maqedonise i nevoitet njei sistem gjyqesor efikas dhe i pavarur

Proceset e sterzgjatura gjyqesore procedurat e anulluara nderprerja e vendimeve gjyqesore pa argumente korrupsioni dhe varshmeria financiare jane karakteristikat me negative te funksionimit te gjyqeve ne Maqedoni. Keto probleme jane permendur edhe ne raportin e fundit te Koimisionit Evropian ku theksohet se ne sferen e gjyqesise eshte arritur nje perparim i vogel por jo i mjaftueshem. Jane miratuar nje sere ligjesh te cilat perfshijne nje spekter te gjere por qe te njejtat nuk praktikohen ne punen e perditshme te gjyqeve.
Profesori i Universitetit Bekim Kadriu thote se ka probleme dhe segmente te identifikuara ku pushteti gjyqesor deshton ne realizimin e qellimit te tij primar dhe ku verehet ndikimi i pushtetit ekzekutiv ndaj gjyqsorit.
Vete prezenca e ministrit te drejtesise ne seancat e Keshillit gjyqesor dhe mundesia e ministrit te inicoj procedura te pergjegjesise se gjykatesve te le pershtypje se ka ndikim te pushtetit ekzekutiv ndaj atij gjyqesor shprehet Kadriu.
Reforme e mirefillte gjyqesore
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga aeroporti i Shkupit
Bajram Pollozhani ekspert per ceshtje juridike vlereson se mungesa e mjeteve te nevojshme financiare rezulton qe sistemi gjyqesor ne Maqedoni te jete cdo here i varur nga politika. Neqoftese e leni nje gjykate pa mjete per ti paguar shpenzimet materiale te domosdoshme automatikisht ate e benin te varur vlereson Pollozhani.
Per te qene reformat e sukseshme ne gjyqesor duhet te veprohet ne disa dimensione njekohesisht sepse ne te kunderten rezultatet do te mungojne thote Margarita Caca-Nikollovska gjykatese me pervoje nderkombetare.
Ajo qe do te thote reforme e mirefillte ne sistemin gjyqesor nenkupton investim ne tri shtylla kryesore te sistemit gjyqesor- buxhet te sigurte dhe te pavarur harmonizim i legjislatures vendase me ate te BE-se dhe trajnim i kuadrit administrativ ne sistemin gjyqesor.
Pergjegjesite te konkretizohen
Reformat ne gjyqesi duhet te kene per qellim edhe kthimin e besueshmerise se qytetareve ndaj sistemit gjyqesor ne vend. Per shkak te disa proceseve te montuarabesimi ndaj gjyqesorit eshte vene ne pikepyetjethote profesori universitar Hasan Jashari. Gjithnje e me teper po forcohet bindja se te gjithe kriminelet nuk shkojne ne burg prandaj edhe korrupsioni eshte prezent ne gjykata dhe administraten publike.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga liqeni i Ohrit ne Maqedoni
Ministri i drejtesise Blerim Bexheti premton se krahas harmonizimit te ligjeve me ato te vendeve te BE-se kujdes i vecante ne te ardhmen do ti kushtohet edhe modernizimit te gjykatave per te ngritur azhuritetin e procedimit te lendeve. Qeveria e Maqedonise edhe per vitin e ardhshem ka parapare dinamiken e vazhdimit te reformave konform vijes se parapame ne bashkepunim me Bashkimin evropian do te fillojme te punojme qe te gjen zbatim ligji per procedure penaleshprehet ministri Bexheti.
Ekspertet juridik vlersojne se kiteret e pergjegjesise se gjykatesve jane fleksibe dhe te karakterit me abstrakt andaj eshte me se e nevojshme qe pergjegjesit te konkretizohen me qellim qe te shmangen situatat e keqperdorimeve .
Autor Fatos Musliu
Redaktoi Mimoza Kelmendi