E Diel, 1 Nëntor 2026

40 milion njerëz ndjekin çdo javë intervistat para ekzekutimit

Ding Yu duke intervistuar një të dënuar para ekzekutimit

Një emision i diskutueshëm në Kinë shfaq intervistat e fundit të të burgosurve të dënuar me vdekje të dhënë pak minuta para ekzekutimit.

Rreth 40 milion njerëz ndjekin çdo të shtunë intervistat Para Ekzekutimit.

Prezantuesja Ding Yu pyet të prangosurit për filmat e preferuar dhe për krimet e kryera.

Disa të dënuar drejtojnë edhe ndonjë lutje për falje.

Një djalë rreth të 20-ve që ka vrarë ish-gruan në sytë e prindërve është ulur në gjunjë duke iu lutur nënës dhe babait: Baba, bëra gabim. Më fal.

Ndërsa ai merret për tu ekzekutuar, nëna e tij thotë: U prefsh në paqe.

Foto nga emisioni në Kinë

BBC2 të hënën e ardhshme do të transmetojë një dokumentar ku do të shfaqen pamje nga programi.

Por shumë britanikë e kanë kundërshtuar programin e Ding, i cili ka intervistuar mbi 250 të ekzekutuar në rreth pesë vite. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›