E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni,zgjedhjet,BDI miting në Çair

Karvani elektoral i Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë shqiptare në qeverinë e Maqedonisë, ka ndaluar në komunën Çair të Shkupit. Kandidati presidencial i kësaj partie, Agron Buxhaku para të pranishmeve në tubimin parazgjedhor tha se si president i ardhshëm i Maqedonisë do të angazhohej që vendin ta çonte në Bashkimin Evropian dhe në NATO. "Me këtë Maqedoni funksionare dhe multietnike kur të gjitha komunitetet e vogla po na bashkohen, BDI me platformen dhe programin tonë, me ketë vizion u garantoj se se shpejti do hyjmë në NATO do hyjmë në BE dhe do të rritet mirëqënia për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë", u shpreh Buxhaku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›