E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje, qeveria kunder UEFA-s

Reagim i ashper i qeverise spanjolle pas vendimit te UEFA-s per pezullimin me tre ndeshje te stadiumit “Vincente Calderon”, per shkak te koreve raciste nga ana e tifozeve te Atletico Madrid ne ndeshjen kunder Marsejes.

Ne daten 1 tetor, stadiumi ne fjale u perfshi edhe nga perleshjet mes dy tifozerive, cka ngjalli edhe reagimin e UEFA-s qe planifikoi mbylljen e impiantit per tre takimet e ardhshme nderkombetare.

Ministri i Brendshem spanjoll Alfredo Rubacalba nuk ndan aspak te njejtin mendim me institucionin me te larte te futbollit europian. “Policia beri detyren e saj dhe ministria qe une drejtoj do ta ndihmoje klubin per te apeluar kete vendim”, eshte shprehur Rubacalba ne nje deklarate per mediat. Nese ky vendim ngelet ne fuqi, atehere Atletico Madrid do t’i luaje 300 km larg Madridit 3 ndeshjet e ardhshme te Champions League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›