E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona-Argjentina, ndoshta vjen “divorci”

Diego Armando Maradona është në telash, si shumë herë të tjera në jetën e tij. Të shtunën në Buenos Aires do të luajë një pjesë të mirë të fatit për në Afrikën e Jugut vitin tjetër.

“Pas ndeshjes kundër Uruguajit do të vendos nëse do të vazhdoj të jem trajneri i Argjentinës apo jo. Kur m’u ofrua kjo detyrë, isha njeriu më i lumtur në botë. Më pas ndodhën gjëra që nuk më pëlqyen”, tha ish-ylli argjentinas.

Në pritje të takimit me kreun e Federatës Argjentinase të Futbollit, Maradona ka bërë disa sqarime në lidhje me skuadrën kombëtare. “Kam drejtuar një skuadër me shumë kartonë të verdhë. Dhe në çdo ndeshje kemi marrë të tjerë. Sepse gjithmonë luajmë për gjithçka”, ka shtuar “Pibe d’Oro”.

Megjithatë, ai nuk mendon kurrë të ndalet: “Duhet të shohim përpara dhe të angazhohemi në maksimum, duke menduar për ndeshjen e së shtunës.

Aktuasisht Agjentina renditet në vendin e pestë në grupin e Amerikës së Jugut: duhet të qëndrojë të paktën në këtë pozicion edhe pas dy ndeshjeve të fundit kundër Perusë dhe Uruguajit, për të luajtur në “play-off” me skuadrën që do të renditet e katërta në zonën e Amerikës Qendrore.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›