E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferohet drejtori i paraburgimit 313

Lëvizjet

Drejtori i paraburgimit 313 në Tiranë, Shkëlqim Kalemi, është transferuar disa ditë më parë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra. Lëvizja nuk është motivuar, ndërsa vendin e Kalemit e ka zënë Sokrat Feinaj, deri dje me detyrë si drejtor në Burgun e Shën Kollit në Lezhë. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Kalemi është transferuar pikërisht në Shën Koll, duke zënë vendin e Feinajt. Duket se “miqësia me të burgosurit” ka sjellë rokadën në këto burgje, ku prioriteti i Drejtorisë Qendrore është lëvizja e krerëve të institucioneve. Në paraburgimin 313 ndodhen të paraburgosur një pjesë e mirë e të pandehurve të konsideruar VIP. Në këtë paraburgim ka lulëzuar brenda qelive tregtia e celularëve dhe e sendeve të palejueshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›