E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA: Nuk dimë gjë për blerjen e ndeshjes

FIFA deklaroi se nuk ka asnjë informacion në lidhje me deklaratat e politikanit italian Umberto Bosi, liderit të “Lega Nord”-it, që kishte thënë se Italia do të “blinte” ndeshjen kundër Sllovakisë, takimi i fundit në grupin F të Botërorit.

“Nuk kemi asnjë informacion mbi qëllimet e mundshme për të blerë ndeshjen”, tha zëdhëësi i FIFA-s, Peka Odriozola, gjatë një konference për shtyp.

Bosi kishte thënë: “Do të kalojë Italia, do ta blejë ndeshjen, Do të shihnin kampionatin e ardhshëm dy apo tre lojtarë sllovakë që do të luajnë në ekipet italiane”.

Deklarimet e Bosit provokuan kritikat e Federatës Italiane të Futbollit, që deklaroi se “kësaj radhe Bosi i tejkaloi limitet”.

Bosi deklaroi më pas se “ishte vetëm një batutë”: “Shpresoj që skuadra ‘Azurra’ të fitojë Botërorin”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 23 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›