Gr. F, të gjitha kombinacionet e mundshme

Grupi F ofron disa opsione për Italinë për të kaluar në një të tetat e finaleve, por për kampionët e botës në fuqi, një fitore kundër Sllovakisë së vendit të fundit, do të ishte lustrimi i imazhit të keq që ajo ka lënë me dy paraqitjet aspak të denja për formatin e saj ndaj Paraguait (1-1) dhe Zelandës së Re (1-1).
Paraguai (4 pikë) pret Zelandën e Re (2), ndërkohë që Italia (2) pret Sllovakinë (1). Situata nuk është “surrealiste”, por përveç sllovakëve që janë shanse më të pakta, tri skuadrat e tjera janë në lojë.
Nëse Zelanda e Re fiton me Paraguain, atëherë kalon skuadra nga Oqeania e largët, ndërkohë që skuadrës nga Amerika e Jugut i mjafton edhe barazimi, e madje edhe humbja nëse Italia dhe Sllovakia barazojnë.
Italia kalon në se fiton me Sllovakinë, barazon me Sllovakinë dhe Zelanda e Re humbet me Paraguain, por edhe në rastin se barazon me Sllovakinë dhe Zelanda e Re barazon me të njëjtën numër golash me Paraguain.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 23 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili