E Diel, 1 Nëntor 2026

Maradona dënon lojtarët humbës



Mendja “bizarre” e Diego Armando Maradonës nuk ka kufi. Trajneri i Argjentinës dënoi lojtarët e tij me një shpikje tipike “alla Diego”. Pas ndeshjes brenda grupit gjatë stërvitjes së ditës së martë, humbësit e testit u detyruan të qëndronin në vijën e portës, ndërsa fituesit i “bombarduan” shokët e tyre pa mëshirë me gjuajtje të fuqishme nga vija e 16-metërshit. Gjithsesi, kjo shkaktoi edhe humor brenda grupit, pasi te humbësit ishte edhe futbollisti i klasit botëror, Lionel Mesi, i cili pa asnjë hezitim ofroi pjesët e pasme të tij. E gjithë shfaqja kampionëve të botës në vitin 1978 dhe 1986 u ndoq në aksion nga rreth 400 gazetarë dhe fotografë.

“Njeriu prej qelqi” Arjen Roben mungon kundër Danimarkës

Anësori Arjen Roben do të mungojë në ndeshjen hapëse të Holandës në Kupën e Botës për shkak të dëmtimit në miqësoren kundër Hungarisë të shtunën e kaluar. Bosi i Holandës, Bert van Marvijk, tha se 26-vjeçari është duke marrë një trajtim intensiv fizioterapie, por ai nuk do të jetë përballë Danimarkës në ndeshjen e ditës së hënë. “Çfarëdo që te them unë, dëmtimi i tij është serioz dhe unë nuk e di kur ai do të bashkohet me ne”, - tha Van Marvijk. “Objektivi i ekipit tani është të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur për t’i lejuar Robenin të luajë me ne gjatë kësaj Kupe Bote". Ish-lojtari i Celsit dhe Realit të Madridit është përshkruar si “ njeriu prej qelqi", për shkak të dëmtimeve të tij të shumta. Të hënën, Roben, u votua si futbollisti më i mirë i vitit në Gjermani , pasi dha një kontribut të spikatur në fitimin e Bajernit të Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë. Holanda e fillon fushatën e saj në grupin E me ndeshjen kundër Danimarkës, të ndjekur nga ato kundër Japonisë, më 19 qershor dhe Kamerunit, më 24 qershor.

9 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›