Armando Likaj: “Galeria e personazheve të mija mban titullin e Mbretit”
Për disa net më radhë Teatri i Operas dhe Baletit shfaqi magjinë dhe dhimbjen e Ana Bolenës. Roli i Enriko VIII në operën "Anna Bolena" të Gaetano Donizettit, me regji të Eleonora Paternitit është i pari rol mbreti që i besohet baritonit Armando Likaj. Në një intervistë për “Gazetën Albania”, baritoni 27-vjeçar Armando Likaj tha se “Roli i Mbretit ishte vërtetë një rol me përgjegjësi pasi është një kryerol i zërave bariton ashtu siç jam edhe unë. Roli i mbretit ishte roli i parë i imi dhe kishte një përgjegjësi për mua si nga ana vokale, intepretative po ashtu dhe nga intensiteti i karakterit intepretativ”. I pyetur për vështirësit e rolit ai pohoi “Nuk ishte aspak i lehtë për arsye se ishte një njeri i pushtetshëm, ishte një njeri që vendoste për gjithçka dhe për më tepër ishte në një lojë të egër që e bënte për të hequr qafe bashkëshorten e momentit Ana Bolenën dhe për të marrë të dashurën e momentit e cila ishte Xhovana. Për kaq kohë dhe me ndihmën e regjisores dhe me punën tonë dhamë rezultatet që i pa dhe publiku”. Karriera e tij artistike, bashkëpunimet, projektet dhe personazhet më mbreslënse i gjeni gjatë intervsitës. Anna Bolena qe gruaja e dytë e mbretëresha bashkëshorte e Enrikut VIII, veç faktit që ishte nëna e mbretëreshës Elisabetta I d'Inghilterra. Martesa e saj me Enrikun e VIII-të, qe shkaku i tronditjeve të mëdha politike dhe religjioze. Drama e operës është bazuar në ditët e fundit të jetës së Anna Bolenës, e cila do të vdesë me dëshirën e të shoqit të saj, duke u akuzuar për tradhti bashkëshortore, incest, magji. Anna i kaloi ditët e fundit të jetës së saj mbyllur në kullën e Londrës. Ajo u betua dy herë mbi sakramend se ishte e pafajshme për të gjitha akuzat i ishin bërë.
Si ndjeheni pas shfaqjes së “Ana Bolenës”?
Me të vërtetë ndjehem mirë pas një pune të madhe dhe të lodhshme mora këtë stadifaksion të veçantë. Një ndjesi të mirë mora dhe pas mbarimit të shfaqjes pasi u prit shumë mirë nga publiku, dhe interpretova përkrah Marjana Lekës, Lindita Kolës, Vikena Kamenicës, Erlind Zeraliu dhe Eduart Sokoli ishim të gjithë në një kast. Një bashkëpunim të mirë patëm dhe me tenorin italian Marko Fuzonin dhe me regjisoren Eleonora Pateniti. Ajo ngeli shumë e kënaqur nga puna që pati me ne pasi ajo ja arriti qëllimit të shfaqjes me një kastë këngëtarësh lirik të skenës shqiptare.
Çfarë ishte për ju roli i Mbretit?
Për mua ishte vërtetë një rol me përgjegjësi pasi është një kryerol i zërave bariton ashtu siç jam edhe unë. Roli i mbretit ishte roli i parë i imi dhe kishte një përgjegjësi për mua si nga ana vokale, intepretative po ashtu dhe nga intensiteti i karakterit intepretativ. Gjatë një debutimi në skenë krahas anës vokale duhet të japësh një pozitivistet edhe nga ana intepretative.
Sa i vështirë ishte për ju ky rol?
Nuk ishte aspak i lehtë për arsye se ishte një njeri i pushtetshëm, ishte një njeri që vendoste për gjithçka dhe për më tepër ishte në një lojë të egër që e bënte për të hequr qafe bashkëshorten e momentit Ana Bolenën dhe për të marrë të dashurën e momentit e cila ishte Xhovana. Për kaq kohë dhe me ndihmën e regjisores dhe me punën tonë dhamë rezultatet që i pa dhe publiku.
Jeni pjesë e brezit të ri të artistëve. Sa mundësi kanë artistët e ri në Shqipëri për të debutuar dhe për të arrirë sukses në skenë?
Mundësia në Shqipëri është një mundësi shumë e mirë me thënë të drejtën. Mundësia që jep dhe vetë teatri jonë është goxha e mirë, flas të paktën që nga brezi im. Është shumë gjë e mirë se ofron mundësi por do dhe shumë punë. Çdo gjë me punë dhe vullnet arrihet dhe ky ka qenë pikësynimi im që kur vendosa hapin e parë në këtë institucion që të punoja dhe t’ia arrija kësaj dite por gjithnjë duke qenë i vetëdijshëm për atë që bën dhe duke dëgjuar shumë sepse krahas punës që bëj dëgjoj shumë edhe kolegët e mijë të nderuar që është elita e këtij teatri dhe fal tyre jam këtu.
Si kanë lindur këto bashkëpunime me regjisorët e huaj?
Bashkëpunimet në fakt kanë lindur me marrëdhëniet që ka pasur teatri me teatrot evropian. Përsa i përket regjisorëve që kanë ardhur për mua kanë qenë eksperienca shumë të bukura pasi në radhë të parë sjellin edhe kulturën e tyre por sjellin edhe një edukatë pune të tyren që neve na vlen pasi kështu shohim një ndërthurje.
Kush është skena e ëndrrave tuaja?
Me thënë të drejtën skena ka plot, duke marrë nga skenat e mëdha metropolitanë, Opera e Vienës, La skala e Milanos, ka plot skena të mrekullueshme që i ëndërron çdo këngëtar. Do të thoja më mirë të eci duke e nisur nga teatrot e më të vogla për tu ngjitur me kalimin e kohës në skenat e mëdha.
Keni një gamë të gjerë rolesh si një solist i ri në Teatrin e Operas. Cili rol të ka lënë më shumë mbresa?
Me thënë të drejtën nuk jam akoma në gjendje që ti balancoj apo ti vlerësoj njërin nga tjetri. Për mua sidomos në këtë stad që ndodhem dhe nga mosha që kam për mua çdo rol ka qenë i rëndësishëm, çdo rol ka qenë një hap përpara dhe besoj që kjo gjë të jetë dhe në vazhdim për mua.
Kush ka qenë roli i parë që ju ka shfaqur në skenë?
Roli i parë që kam vënë në Teatrin e Operas ka qenë një vepër shqiptare i të ndjerës Dhora Leka ku kam bërë Gjeneralin gjerman. Aty ka qenë dhe spikatja ime e parë e vokalit ku më ka parë Edit Mihali. Pas ca ditësh më ftuan në teatër me pjesët operistike të Toskës, Flauti Magjik e të tjerat me radhë.
Çfarë i shton ky rol galerisë tuaj të personazheve?
Ky rol i shton galerisë time titullin e mbretit pasi do doja të isha në skenë. Më pëlqen dhe ideja, por plus që i shton dhe vlera profesionale një këngëtari lirik, pasi ky është një kryerol i repertorit operistik baritonal dhe them që për mua kudo që të shkoj ky rol në cv time është një gjë e mirë. Me këtë rol tregova që sa vjen dhe pjekuria ime artistike është më e suksesshme.
9 Qershor 2010