Interi, nis era “Benitez”
Rafael Benitez është trajneri i ri i Interit. Ishte vetë presidenti i kampiones së Italisë dhe Europës, Masimo Morati, ai që e bëri të ditur lajmin. “Gjetëm akordin, sistemuam edhe detajet e fundit, të cilat nuk ishin edhe aq të rëndësishme, nesër (sot) do të themi se kur do të prezantohet Rafa Benitezi”, - theksoi bosi zikaltër. Morati shpjegoi: “Mungon vetëm kundërfirma dhe gjithçka është gati. Benitez nuk është në Itali dhe do të vijë për prezantimin”. Benitez, 50 vjeç, ka fituar Kupën UEFA me Valencian (2004, kundër Marsejës), Ligën e Kampioneve me Liverpulin (2005, kundër Milanit) dhe Superkupën e Europës po me Liverpulin (2005, kundër CSKA-së së Moskës).
9 Qershor 2010